Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 1,000 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Që nga filimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar mbi 1.000 raste të vdekjes në Kosovë

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 1,005 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.

Kujtojmë se më 13 mars në Kosovë ishin shfaqur dy rastet e para me COVID-19, kurse personi i parë që ka vdekur nga kjo sëmundje ka qenë një 82-vjecar nga Dumnica e Podujevës, i cili ka ndërruar jetë më 22 mars. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë