Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
406 nëna do t’i marrin nga 100 euro për foshnjat e tyre në Malishevë

Komuna e Malishevës ka ndarë 100 euro për 406 nëna që kanë lindur fëmijë së fundi dhe kanë aplikuar për përkrahje në zyrat e komunës.

Njoftimin për dhënien e këtyre mjeteve financiare e ka dhënë vetë drejtori i Financave në komunën e Malishevës, Valon Mazreku. “Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka bërë të ditur drejtori Mazreku.

Nërpërmjet njoftimit, Mazreku ka thënë se kjo ndihmë për nënat do të vazhdojë për aq sa vendimi është në fuqi. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë