Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
NXJERRJA E DHËMBËVE TË PARË TË QUMËSHTIT TEK FËMIJËT

Shkruan : Xheladin Ujkani, Dentist për fëmijë



Me rregull, dhëmbi i parë i qumështit del rreth muajit të gjashtë. Zakonisht, dhëmbi i parë që del mbi sipërfaqe është dhëmbi i parë prerës- incizivi i parë në nofullën e poshtme, në anën e majtë dhe të djathtë. Nuk është asgjë shqetësuese nëse i njëjti del para ose pas kësaj kohe.


Janë po këta dy dhëmbë, incizivët qëndrorë në nofullën e poshtme që në të shumtën e rasteve fillojnë të lëvizin të parët, rreth moshës 5-6 vjeçare.


Në përgjithësi te dhëmbët e qumështit me kalimin e kohës rrënjët shkrihen (rezorbohen) dhe në momentin që këta dhëmbë fillojnë të lëvizin, mbetet vetëm kurora, gjë e cila e lehtëson proceduren e nxjerrjes së dhëmbëve. Kjo mund të kryhet vetëm me sprej anestezion. Kur lëvizja e tyre është e madhe, procedura e nxjerrjes mund të kryhet edhe në kushte shtëpiake me ndihmën e prindërve.


Në raste më të rralla, tek disa dhëmbë të qumështit nuk shkrihet rrënja dhe procedura e nxjerrjes së tyre mund të vështërsohet dhe mund të sjellë ndjeshmëri e dhimbje tek fëmijët. Ky është momenti kur shumë fëmijë marrin trauma dhe humbin besimin tek dentisti.


Duke marrë parasysh se një pjesë e fëmijëve kanë të gjithë dhëmbët e shëndoshë dhe takimi i parë me dentistin ndodh pikërisht në kohën kur këta dhëmbë duhet të nxjerren, është më se e domosdoshme që edhe dentistët, por edhe prindërit të mos u bëjnë presion fëmijëve, por të gjejnë një moment më të përshtatshëm për nxjerrjen e tyre. Kjo ruan raportet miqësore mes fëmijëve e dentistëve.


Te rastet kur te dhëmbët e qumështit është shkrirë rrënja dhe ka lëvizshmëri të tyre, në të shumtën e rasteve, tek ne, procedurën e nxjerrjes së dhëmbëve e kryejnë vetë fëmijët, pavarësisht se bëhet fjalë për dhëmbin e parë, eksperiencën e parë. Nëse fëmijët të besojnë, çdo gjë është e arritshme, e mundshme.



Video ku shihen fëmijët duke nxjerrur dhëmbët pa ndihmën e dentistit –  : https://youtu.be/mYYUC2FTtKE

Youtube

Arkiva

Kategoritë