Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Që nga fillimi i pandemisë 23 foshnje të braktisura

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 vështirësi në trajtimin e pacientëve kanë pasur edhe Klinika e Neonatologjisë në QKUK.

Xhevdet Gojnovci Drejtori i  Klinikës së Neonatologjisë, në intervistë për portalin “Familja jonë” tha se që nga fillimi i pandemisë Klinika e Neonatologjisë në QKUK është ballafaquar edhe me trajtimin e rasteve të foshnjëve të braktisura, që kanë qenë 23 foshnje, vetëm në periudhën e pandemisë.

“Që nga fillimi i pandemisë, fatëkeqsisht Klinika e Neonatologjisë është ballafaquar edhe me trajtimin e rastëve të foshnjëve të braktisura, që kanë qenë 23 foshnje vetëm në periudhën e pandemisë. Prej tyre, pas bisedës me punëtorin social dhe stafin e Klinikës së Neonatologjisë, 13 janë marrë nën përkujdesje, domethënë është realizuar bashkimi familjar, ndërsa 10 nga foshnjat janë në përkujdesje të Departamentit të Mirëqenies Sociale te Ministrisë së Punës u shpreh Xhevdet Gojnovci Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë.

Foshnjet e prekura me COVID-19 janë duke u trajtuar në një hapërsirë të veçantë në Klinikën e Neonatologjisë.

“Për foshnjët e prekura me COVID-19 është ndarë një hapësirë e veçantë në Klinikën e Neonatologjisë që nga fillimi i pandemisë. Në këtë hapësirë, janë trajtuar 60 foshnje potencialisht të infektuara, që kanë lindur nga shtatëzënat me test COVID-19 pozitiv në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike” thotë tutje Xhevdet Gojnovci.

Ndërsa si sfidë tjetër gjatë periudhës së pandemisë në Klinikën e Neonatologjisë është edhe ruajtja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Gjatë kësaj periudhe, Klinika e Neonatologjisë nuk i ka reduktuar shërbimet shëndetësore. Por, menaxhimi i personelit (të ketë sa më pak të infektuar nga personeli), ka qenë sfidë në vete. Duke ditur se Klinika e Neonatologjisë ka një hapësirë shumë të vogël për shërbimet që ofron” tha Gojnovci.

Për momentin nuk ka foshnje të infektuara në Klinikë e Neonatologjisë, bën të ditur Gojnovci./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë