Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa këshilla se si duhet të kujdeseni pas shërimit nga COVID-19

Ata të cilët u shëruan nga coronavirus duhet të përkujdesen edhe për një kohë për mirëqenien e tyre. Kjo sepse, ende keni organizëm të ndjeshëm.

Veprimet që ndihmojnë në rikuperim janë: ushqimi i shëndetshëm, higjiena personale dhe ajo e ambientit, reduktimi i stresit, etj.

Mjekët kanë dhënë këshilla për këtë grup. Sipas tyre, mënyra e jetesës është faktori kryesor që ndihmon rikuperimin, pastaj vinë ushqimi i shëndetshëm dhe reduktimi i stresit.

Duhet të evitohen ushqimet e rënda dhe të dëmshme, reduktoni mishin dhe shmangeni sheqerin.

Higjiena personale dhe ajo e ambientit ndihmon në mos shpërndarjen e virusit.

Bëni gjumë të mirë dhe reduktojeni stresin. Gjumi i pasdites është gjithashtu i rekomanduar.

Vitamina D është e rëndësishme sepse ndihmon në rikuperim. Ushqimet si peshku, vezët, lëngu i portokallit kanë më shumë vitaminë D. Mund të merrni edhe suplemente të saj.

Ruani vigjilencën, vëzhgoni kohë pas kohe frymëmarrjen dhe funksionimin e mushkërive.

Rrini aktiv dhe munohuni ta krijoni një regjim me ushtrime të lehta për në shtëpi. Edhe ecja e shkurtë ju vjen shumë në ndihmë.

Këshillat u rekomanduan nga Organizata Bashkë për Shëndetin./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë