Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa arsye pse na kërcasin zorrët, përveç asaj që dimë

Kërcitja e zorrëve gjithmonë është menduar si  një sinjal që ne jemi të uritur. Na ka ndodhur të gjithëve që të kemi pasur ndonjëherë gjëmim të zorrëve dhe të tjerët afër nesh kanë menduar se jemi të uritur.

A është e vërtetë që sa herë që na kërcasin zorrët jemi të uritur? Jo domosdoshmërisht. Shkencëtarët kanë zhvilluar shumë studime lidhur me këtë çështje dhe kanë ardhur në disa përfundime, transmeton Fakti.al.

Drejtori i Qendrës së Kërkimeve për Ushqimet në Yale University, dr. David Katz, shpjegon së zorrët bëjnë “gërr, gërr” për dy arsye.

E para është ajo që tashmë njihet. Kur jemi të uritur zorrët kërcasin për t’i rregulluar hormonet e orkesit, kështu që ne në këtë rast jemi të uritur.

Një rast tjetër kur dëgjohet zhurma e zorrëve, sipas Katz, është edhe kur nuhasim ndonjë aromë të një ushqimi të shijshëm, por kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se kemi nevojë për të ngrënë.

Përveç arsyeve të Katzit, gastrologu Rushini Rajapaska ka evidentuar edhe një shkak të gjëmimit të zorrëve. Sipas tij, zorrët bëjnë zhurmë edhe kur kemi pësuar ndonjë infeksion në trup, ashtu që shoqërohet edhe me diarre (barkqitje).

Së fundmi, është me rëndësi të thuhet që zhurmat e zorrëve mund të sinjalizojnë gjëra të ndryshme nga një person te tjetri. Ndonjëherë na ndodh që të dëgjojmë kërcitjen e tyre edhe gjatë lëvizjes së ushqimit. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë