Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet këtë dimër t’i vaksinojmë edhe fëmijët kundër gripit?

Pandemia e coronavirusit, ka bërë që shumë mjekë të vendeve të botës gjithnjë e më shumë të pajtohen për atë që në fillim të sezonit të gripit të vaksinohen edhe fëmijët.

Infektologu gjerman Bernd Salzberber, mjek në Spitalin Universitar në Regenesburg, thotë që mbrojtja e gjysheve dhe gjyshave është një ndër arsyet për shkak të të cilave vaksinimi i fëmijëve është ide e mirë, sepse kombinimi i gripit dhe i COVID-it do të mund të jetë fatal për personat e moshës së tretë.

Njëra ndër arsyjet që shumica e prindërve hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër gripit është që fëmijët e moshës shkollore e përballojnë relativisht mirë gripin, thekson Salzberger.

Mirëpo nëse fëmija e merr “virusin”në kopsht apo në shkollë, mund ta bartë te anëtarët e moshuar të familjes të cilët gripin shumë më vështirë e përballojnë. Dhe nuk duhet harruar që coronavirusi ende është kërcenim i madh, thotë infektologu gjerman.

Është e mundshme të kesh coronavirusin edhe gripin njëkohësisht dhe kjo assesi nuk është situatë e mirë. Vaksinimi kundër gripit thjesht zvogëlon një pjesë të rrezikut. Ajo është sigurt për fëmijët mbi gjashtë muaj, thonë ekspertët e Institutit “Robert Kuch”, qendër gjermane e kontrollit të sëmundjeve.

Ideale do të ishte, thonë mjekët, të vaksinohen diku rreth fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, sepse efekti optimal mbrojtës shfaqet dy javë më vonë dhe pastaj ngadalë dobësohet në tre muajt e ardhshëm.

Mirëpo, megjithatë më e rëndësishme është që të vaksinohen personat mbi moshë 60 –vjeçare, shtatzënat, personat me sëmundje kronike dhe punëtoret shëndetësorë. /Familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë