Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Franca në alarm, shënon rekord të infektimeve për një ditë nga COVID-19

Franca përseri po shënon numër të lartë të rasteve me koronavirus. Sipas asaj që raporton BBC, në raportin 24-orësh, atje janë shënuar më shumë se 30 mijë të prekur nga COVID-19.

Duke e parë këtë gjendje aspak të mirë të Francës dhe vendeve të tjera, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se ndërmarrja e masave më të rrepta është shumë e nevojshme në këtë kohë.

Përveç Francës, numra të lartë të të infektuarve kanë shënuar edhe shtete të tjera si Polonia dhe Gjermania te të cilat virusi është shpërndarë fuqishëm po ashtu.

Ndërkohë Rusia dje regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve që prej fillimit të pandemisë. Atje u raportuan 286 raste të tilla vetëm në 24-orëshin e fundit.

Sa i përket Francës, atje u morën masa restriktive për tetë shtete, përfshirë këtu edhe Lionin dhe Marsejen. Presidenti Markron njoftoi daljet nga shtëpitë pa ndonjë arsye të vlefshme nuk do të lejohen prej orës 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Anipse po shohim se ka raste të shumta të infektimeve nëpër Evropë, numri i vdekjeve ka filluar të bie ndjeshëm. Sipas drejtorit të OBSH, Hans Kluge, kjo po ngjan sepse janë të rinjtë ata që po preken më shumë në këtë kohë, kësisoj ata janë më të shëndetshëm dhe e kalojnë më lehtë. /familjajone

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë