Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dëshira për të vuajtur, problem në përshtatje me të tjerët

Është e rrallë si sjellje, mirëpo ndodh të hasim persona që janë mazokistë. Mazokizmi, me pak fjalë, do të thotë dëshirë për të vuajtur.
Në parim termi është paksa paradoksal sepse mendohet se askush nuk ka dëshirë të vuajë, por kjo sjellje gjithsesi është e pranishme te njerëzit.
Eric Fromm mazokizmin e sheh si një problem që buron nga familja. Sipas tij mungesa e dashurisë nga të dy prindërit ndikon shumë në kësolloj sjelljesh.
Kur kemi në dispozicion vetëm dashurinë e nënës, në ndihemi të mbrojtur shumë me të dhe nuk kemi dëshirë të dalim nga periudha e fëmijërisë. Fromm thotë se individë të tillë edhe mund ta gjejnë dikë që ta kalojnë jetën në të ardhmëm, por ky person nuk do të jetë në gjendje të marrë hapa të rëndësishëm në jetë dhe do t’i nënshtrohet tërësisht partnerit/es.
Personat mazokistë pranojnë me dëshirë të jenë të nënshtruar në lidhje, pasi ashtu ndihen rehat dhe mendojnë se ky nënshtrim i bën ata të jenë më rehat dhe të mbrojtur.
Zakonisht një mazokist e ka partner një sadist (person që pëlqen t’i udhëheqë të tjerët), prandaj këto personalitete që kanë tipare të tilla. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë