Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Mikullovci dha mbrëmë shfaqjen e fundit para familjes, vdiq në supet e bashkëshortes

Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë.

 Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur, raporton EO.

Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe tima dhe ka vdekur”, tha ajo.

Gjithashtu u tha se për shkak të pandemisë nuk do të mbahet e pame në familjen Mikullovci.

Mikullovci, ishte njëri ndër aktorët më të njohur të Kosovës. Përveç aktrimit ai u mor edhe më politikë. Ai ishte delegatë i Kuvendit të Kaçanikut, dhe po ashtu deputetë në Kuvendit e Kosovës në legjislaturën e fundit.

Me rastin e vdekjes së tij, kontributi i Mikullovcit, u vlerësua lartë si në fushën e kinematografisë, ashtu edhe në atë të çështjes kombëtare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë