Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Covid-19, Kina realizon testim masiv të banorëve në Hong Kong

Kina ka testuar rreth 1,78 milionë qytetarë në Hong Kong kundër infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Testimi masiv i kryer nga punëtorë shëndetësorë nga Kina filloi më 1 shtator mes një rritje të infeksioneve lokale në rajonin gjysmë-autonom.

“Shumica e ekzemplarëve të mbledhur nën Programin Universal të Testimit të Komunitetit, afër 1,72 milionë persona u testuan deri në orën 20:00 (12:00 sipas kohës të Evropës Qendrore) të hënën”, njoftoi qeveria e Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Xinhua.

Me një popullsi prej mbi 7,4 milionë, Hong Kongu ka raportuar 4.971 raste të konfirmuara dhe 101 vdekje deri më tani.

Qeveria e Hong Kongut tha se programi i testimit masiv “kishte për qëllim identifikimin e pacientëve asimptomatikë dhe shkëputjen e zinxhirit të padukshëm të transmetimit”.

Hong Kongu është duke kaluar nëpër valën e tretë të shpërthimit duke filluar nga fillimi i korrikut, thuhet më tej.

“Qeveria e Hong Kongut do të jetë përgjegjëse për mbledhjen e mostrave, shpërndarjen e mostrave, ndërsa qeveria qendrore do të sigurojë personelin e testimit dhe shërbimet laboratorike”, ka deklaruar shefja ekzekutive Carrie Lam përpara fillimit të testimit masiv në fillim të këtij muaji.

“Më shumë se 570 anëtarë të ekipit mbështetës kanë përfunduar misionin e tyre duke punuar me zell ditë e natë në laboratorët e përkohshëm”, tha qeveria e Hong Kongut.

“Megjithëse situata e epidemisë në Hong Kong është qetësuar, ende ka pacientë asimptomatikë të COVID-19 në komunitet”, theksohet më tej.

Para se të fillonte testimi masiv, Hong Kong kishte kryer 780.500 teste. Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 928 mijë jetë në pothuajse të gjithë globin që nga paraqitja e saj në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, India dhe Brazili janë aktualisht vendet më të goditura.

Mbi 29,2 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me 19.8 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Youtube

Arkiva

Kategoritë