Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Rihapja e shkollave gjatë pandemisë në botë

Në shumë shkolla në botë mësimi ka filluar, mirëpo për dallim nga vitet tjera, ky vit shkollor ka nisur me masa të rrepta anti-COVID.

Me 1 shtator 12.4 milionë nxënës në Francë iu rikthyen bankave të shkollës pas pushimeve të gjata verore. Presidenti Emmanuel Macron tha se sfidat janë të panumërta, por ai u bëri thirrje të gjithëve të tregojnë të njëjtën përgjegjësi si në muajt paraardhës, duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Në Itali mësimi thuhet që të filloj zyrtarisht sot, edhe pse shkollat janë të hapura që nga data 1 shtator. Nxënësit do të qëndrojnë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit dhe do të mbajnë maskë nëse ruajtja e distancës nuk do të jetë e mundur.

Kapaciteti i transportit publik është rritur me 80 për qind për t’u mundësuar nxënësve rikthimin në shkolla. Në Belgjikë, mbi 1.2 milionë nxënës iu rikthyen bankave, me rregulla që ndalojnë ndryshimet e klasave mes leksioneve dhe kërkojnë ajrosje të rregullt të ambienteve dhe mbajtjen e maskave edhe gjatë mësimit.

1 shtatori është tradicionalisht dita e parë e shkollës edhe në Rusi, e ky vit nuk bëri ndryshim.

Por festimet e përvitshme u shmangën, ndërsa numri i të infektuarve në vend ju afrua 1 milionëshit. Gjithashtu 1.4 milionë fëmijë në Wuhan, qyteti ku e pati origjinën koronavirusi, u rikthyen në shkolla e kopshte më 1 shtator. Nxënësve u kontrollohet temperatura, ndërsa mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme.

Si do të zhvillohet mësimi në Kosovë?

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.

Sot ka nisur faza e parë, ku mësimi ka filluar vetëm për nxënësit e klasave 0, 1, 2, 3, 6, 10. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore. Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra. Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Çfarë hapash shëndetësorë dhe sigurie kanë ndërmarrë vendet gjatë rihapjes së shkollave?

  • Vendosja e maskave

Studiuesit kanë treguar se mbajtja e maskave mund të ulë shanset e infektimit. Shumë shkolla në botë kanë kërkuar që nxënësit dhe profesorët të mbajnë maska ndërsa janë në klasë.

  • Kontrollimi i temperaturës

Shkollat kanë kërkuar nga nxënësit të kontrollojnë çdo ditë se a kanë ethe, kontrollimin e temperaturës, dhe plotësimin e një formulari në shtëpi, përmes një aplikacioni në telefon ose përdorimin e një termometri pa kontakt në hyrje të shkollës.

  • Distanca sociale

Shkollat në botë janë duke u përpjekur që të mbajnë studentët dhe profesorët të paktën gjashtë metra larg me njëri-tjetrin, duke rritur distancën midis tavolinave, duke përdorur pengesa plastike në klasa dhe duke mbyllur hapësirat e grupeve.

  • Numër i kufizuar i nxënësve në klasa

Ekspertët kanë sugjeruar kufizimin e madhësive të klasave, duke lejuar vetëm një grup të vogël të nxënësve brenda një klase. Kjo është një sfidë mjaft e madhe edhe për shkollat pasi që zakonisht mësimi është mbajtur me më shumë se tridhjetë nxënës në klasë.

  • Mbajtja e orëve në natyrë

Disa shkolla kanë provuar që herë pas here të mbajnë mësim jashtë, gjë që zvogëlon rrezikun e transmetimit të virusit COVID-19. Nëse kushtet e motit parandalojnë të mësuarit në natyrë, ekspertët thonë se shkollat duhet të hapin dritare dhe të filtrojnë ajrin e brendshëm. Sipërfaqet e prekura shpesh duhet të pastrohen vazhdimisht.

  • Testimi i virusit

Një shkollë në Gjermani ofron teste falas për studentët dhe mësuesit dy herë në javë. Në Luksemburg po ashtu janë testuar rreth gjashtë mijë nxënës të shkollave së mësme dhe dy mijë mësues para se të rinisnin mësimet në maj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë