Tre persona kanë humbur jetën dhe 164 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një 47-vjeçar, një 78-vjeçar dhe një 87-vjeçar.
872 testime u kryen gjatë 24 orëve, nga të cilat 164 qytetarë rezultuan të infektuar me koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 51 qytetarë janë shëruar ditën e fundit.
Ndërsa në të dy spitalet Covid po trajtohen 188 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 në intubim.