Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, bie numri i pacientëve me koronavirus

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton që numri i pacientëve me COVID-19 në këtë spital është në rënie.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor të Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
210 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,722 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 70 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë