Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Burri therrë 10 herë me thikë gruan e tij në Skënderaj

Një burrë ka goditur 10 herë me thikë gruan e tij mbrëmë në Skënderaj.

Ai është arrestuar nga policia, ndërsa rasti është cilësuar si “tentim vrasje”, njofton Klan Kosova.

Për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sa i përket rastit te ne është iniciuar ” tentim vrasje”. I dyshuari është dërguar në mbajtje, lëndimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”.

Mësohet se viktima ishte goditur së paku dhjetë herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë