Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
IKSHPK – UNIVERSITETI I OXFORDIT:KOSOVA NË KRYE TË LISTËS SË VENDEVE EVROPIANE SI MË E SUKSESSHME NË ZBATIMIN E MASAVE  STRIKTE PËR PARANDALIMIN E COVID-19″

Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit ka studiuar politikat e miratuara nga qeveritë e mbi 180 vendeve për të adresuar pandeminë e shkaktuar nga infeksioni i Covid-19, duke zhvilluar një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19, bazuar në 17 tregues.Kosova (me rezultatin prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së vendeve europiane për ndërmarrjen e këtyre masave, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të keq, 8.33 nga 100.Shqipëria me rezultatin 53.7 nga 100 pikë maksimalja, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia.Nga vendet e Bashkimin Europian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 /100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).Renditja bazohet në– reagimin e qeverisë– mbështetjen ekonomike që i ofrohet popullatës– kontrollet dhe masat e ndërmara në sistemin e shëndetit publik– ashpërsinë e masave.Parametri i fundit tregon në mënyrë specifike ashpërsinë e masave të ndërmara nga qeveritë dhe synon të nxisë diskutimin se cilat janë masat më të përshtatshme kundër epidemisë.Si llogaritet indeksi?Dr Anna Petherick, bashkëautore e studimit tha se “Për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 indikatorë duke filluar nga mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit”, dhe se “Rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërruar ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.Qëllimi i hulumtimit, thonë autorët, – nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit – pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera – por “për të dhënë një kontribut për pandeminë”.SA MË TË RREPTA TË JENË MASAT, AQ MË MIRË.Studiuesit e Oksfordit, deklaruan se kombinimi i masave vazhdon të jetë i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfitimet më të mëdha shëndetësore. Sipas tyre, të dhënat tregojnë se numri i ulët i vdekjeve të lidhura me Covid-19 është i ndërlidhur me ashpërsinë e masave qeveritare dhe shpejtësinë e zbatimit të tyre.https://www.euronews.com/2020/08/31/covid-19-which-european-country-has-the-strictest-response-policy

Youtube

Arkiva

Kategoritë