Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihuni me infeksionin e rrallë Naegleria fowleri – ameba që “e ha trurin”

Departamenti i Shëndetit në Florida ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit që udhëtojnë në këtë shtet, sepse ka ndodhur rasti tjetër me infektim nga “ameba që e ha trurin”.

Ky term i referohet gjallesës së vogël nga ujërat e ëmbël – Naegleria fowleri. Ajo futet në organizëm përmes hundës zakonisht sa jemi duke notuar në liqene, lumenj, apo kurdo herë që hunda ka kontakt me këto ujëra. Nga hunda qarkullon në tru dhe kështu vjen infeksion, i cili zakonisht është fatal.

Simptomat janë: ethe, dhimbje të kokës, çorientim, humbje e ekuilibrit, të vjella, halucinacione, etj.

Infeksioni është më i zakonshëm në shtetet jugore të SHBA-së, veçanërisht në muajt e verës, transmeton nd.

Vetëm 37 raste janë regjistruar në Florida që nga viti 1962, por zyrtarët shëndetësor tani po paralajmërojnë shmangjen e kontaktin të hundës me ujin nga qeshmet dhe burimet e tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë