Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Afrim Tafa ishte vetëm 34 vjeçar dhe humbi betejën me koronavirusin.

Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirusin.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.

Postimi i plotë: 

Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot.

Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes.

I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës.

I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!

I lehtë i qoftë dheu!

Youtube

Arkiva

Kategoritë