Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kaq kohë mjafton për tu infektuar  me koronavirus nga ambientet e mbyllura

Pas lehtësimit të masave mbrojtëse u shtua edhe numri i rasteve me infektim nga coronavirusi Covid-19. Filluan punën të gjitha bizneset shkaku i rënies së ekonomisë së vendit, dhe baret e restaurantet gjithmonë i shihnim ‘full’ me njerëz.

Të gjithë iu gëzuam kthimit në “realitet” por të njetën gjë nuk mund ta themi edhe për shëndetin tonë. Kjo, sepse numri i të infektuarve me Covid-19 vetëm po rritet.

Për këtë rritje të numrit po akuzohet fusha e gastronomisë, pasi që ambienti i mbyllur ndikon në përhapjen më të shpejt të virusit.

Dihet se coronavirus shpërndahet përmes grimcave që lirohen gjatë të folurit, teshtimës e kollës, por në distanca më të mëdha përhapja e tij bëhet më e vështirë. Derisa gjasat për infektim rriten kur jemi në ambiente të mbyllura, pra me distancë më të vogël dhe ku bëhet e pamundur bartja e maskës.

Për ta përcaktuar se për sa kohë ne mund të infektohemi me virus, janë kryer hulumtime nga vende të ndryshme të botës.

Dr. John Brooks, epidemiolog  dhe kryetar i agjencisë për shëndetësi CDC (Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve) në SHBA, tha se mjaftojnë 15 minuta qëndrim në këto ambientet për t’u infektuar me virus.

Ai tha për Wall Street Journal se infektimi mund të ndodh edhe më shpejt nëse keni kontakt edhe më të afërt me dikë.

Duke mos shkaktuar panikë, këshilla më e mirë që mund ta ndjekim është që të kemi kujdes më të shtuar. Nëse jo për veten, bëjeni për më të afërmit tuaj!

Youtube

Arkiva

Kategoritë