Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, njofton që në këtë spital janë duke u trajtuar 78 pacientë me COVID-19.

“Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 78 pacientë me Covid-19. 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 24 pacientë janë shëruar.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 750 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 72 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 19 lindje, 16 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 19 foshnje 10 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore..

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 13 operacione, ndërsa 330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,540 analiza”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë