Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Izet Sadiku: Festo duke qëndruar  në shtëpi me më të dashurit tuaj

Shkruan: Dr. sci. Izet Sadiku – Infektolog

Bajrami në pandemi!

Sot jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, njëra nga festat më të rëndesishme të besimit Islam!

Po e presim këtë festë të shenjtë në një situatë shumë të vështirë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia COVID19 e cila po rrezikon shëndetin publik në gjithë botën!

Pati debate edhe këto ditë se a duhet mbajtur cermonia e faljes së Kurban Bjaramit apo jo.

Grumbullimi i njerëzve konsiderohet njëra nga veprimet e rrezikshme për rritjen e rasteve të reja me COVID19, ide të cilën e kam përkrahur duke qenë kundër mbajtjes së ceromonisë së faljes së Kurban Bajramit dhe sidomos tani kur e kemi kulmin e rasteve pozitive ne COVID19!

Vendimi i Bashkësisë Islame dhe Muftiut Tërnava është vendim që shkon në dobi të qytetarëve të Kosovës duke kontribuar kështu në ruajtjen e shëndetit publik që është qëllimi i të gjithëve, prandaj duhet lavdëruar veprimin e Bashkësisë Islame e cila e ka anuluar faljen e Kurban Bajramit nëpër xhami duke u dhënë shembullin si duhet marrë vendime tê guximshme në situata tê vështira.

Festo duke qëndruar në shtëpi me më të dashurit tuaj!Edhe këtë Kurban Bajram do e kujtojmë si të veçanta edhe pse rrethanat na u imponuan nga pandemia

Urime Festa e Kurban Bajramit!/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë