Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes edhe një person i prekur me koronavirus

Edhe një person i prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Kjo u bë e ditur nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini.

Kurteshi-Emini bëri të ditur se ka ndërruar jetë xhaxhai i saj, i prekur me COVID-19, transmeton Indeksonline.

“Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e përballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë! Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor ne këtë jetë! Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve!”,shkroi ajo.

Për katër muaj, Gjilani shënoi 16 viktima si pasojë e koronavirusit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë