Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Numri i të prekurve nga COVID-19 në botë rritet në mbi 16 milionë

Numri i përgjithshëm i rasteve botërisht nga coronavirusi u rrit në mbi 16 milionë, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi se kohëve të fundit rastet me COVID-19 po rriten me nga 1 milion në javë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur në botë nga coronavirusi me 4.1 milionë, pasuar nga Brazili me 2.3 milionë raste.

Në vendin e tretë radhitet India me 1.3 milion të infektuar, ndërsa në vendin e katërt qëndron Rusia me 805 mijë njerëz të prekur.

Rritje të rasteve së fundmi u raportuan në Spanjë si dhe në Australi, me këtë rast autoritetet u detyruan të marrin masa paraprake.

Youtube

Arkiva

Kategoritë