Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
541 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, përmes një tabeleje, kanë pasqyruar raportin 24 orësh në lidhje me rastet e dyshuara dhe të konfirmuara që janë duke marrë shërbime shëndetësore në klinikat e Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas të këtij raporti raport 541 pacientë janë duke u trajtuar në gjithë vendin, 16 nga ta janë në respiratorë, 24 në CPAP, 295 me oksigjen, prej tyre 291 të konfirmuar me COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë gjithsej 109 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 77 pacientë, 43 nga ta të konfirmuar me koronavirus.

Në Mjekësinë Sportive, 24 pacientë të shtrirë, nëntë nga ta në respiratorë.

Ndërsa në Klinikën Neurologjike 36 pacientë, 34 të pakonfirmuar.

Në Spitalet e Përgjithshme, po trajtohen 295 pacientë, 113 të konfirmuar me COVID-19, shtatë janë në tubues, gjashtë në CPAS dhe 148 me oksigjen.

Vetëm në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 56 persona, në atë të Gjakovës 47, në të Pejës 66, në Spitalin e Ferizajt 34, në të Gjilanit 60 dhe 32 në të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë