Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një 63-vjeçar nga koronavirusi në Fushë Kosovë, viktima e dytë brenda ditës

Një 63-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit.

Një 63-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili ishte i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë në spital gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës

“Po një 63-, ka qenë i shtruar në spital, nuk i ka përballuar sëmundjes, ka vdekur. Ka qenë i diagnostikuar me Covid-19”, ka thënë Topalli.

Ndërkohë, kjo është viktima e dytë nga Covid-19 në ditën e sotëm. Në mëngjes ka vdekur edhe një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë