Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Labi dhe Ortomedica presin bashkëpunim për t’i ndihmuar kësaj vajze ta kryejë operimin në të dy këmbët

Këngëtari dhe ish deputeti, Labinot Tahiri, ka njoftuar që Arianita Ibriqi – do të operohet në Spitalin Ortomedica.

Sipas Tahirit, vajza do të operohet në të dy këmbët dhe këtë operim do ta kryejë pikërisht Ortomedica, me një çmim shumë të ulët.

Ai u ka bërë thirrje bamirësve që ta ndihmojnë këtë vajzë për t’i mbledhur 4 mijë euro që të shërohet.

“Përshëndetje të dashur qytetarë!

Ju harruan krejt me vjen keq ju që keni nevoj me semundjet të tjera…! ?
Një rast i lënë në mëshiren e fatit ku familja nuk kishin as nje ndihmë se ku të marrin për ta shêruar vajzen.

Tani Arianita Ibriqi, është shtrirë në spital ku ia kemi mundesuar se bashku që të kryej operimin e cila e ka veshterë ecjen në këmbë!

Vajza duhet të operohet në dy këmbët dhe operimi me ndimen e spitalit Ortomedica do ti kushtojë 4000€ nga shuma marramendese që iu kanë kërkuar disa spitalet tjera derisa unë kam pranuar rastin.

Falenderoj publikisht spitalin në Prizren Ortomedica!

Nuk ka me ua qit kembën në qafë ketyre rasteve.

Uroj që të ketë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë në shtëpi!

Vazhdojmë duke dhuruar shpresë, në kohën ku çdo i ri po e lë vendin e tij.

Nr kontaktues +38349451181 Alban Bega

Labi-FKSH”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: one or more people
No photo description available.

Youtube

Arkiva

Kategoritë