Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Fjolla Potoku nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë

Fjolla Potoku është një vajzë 25 vjeçare nga Mitrovica e cila vuan nga një llojë i rrallë i kancerit, për shërimin e të cilit i duhen një shumë e madhe e parave.

Familja e saj ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të mund të përballojnë këtë shumë e cila pritet të tejkaloj shifrën e 40 mijë eurove.

Fjollës i ishte shfaqur një lloj i rrallë i kancerit i quajtur Adenoid Cystic Carcinoma (ACC), për të cilin ishte operuar në regjionin e hundës, në Natalya të Turqisë.

Asaj iu shfaq për herë të parë kjo sëmundje në nëntor të vitit 2017, të cilin besohej se e kishte mposhtur.

Mëgjithëse ende nuk është caktuar saktë shuma e trajtimit, familjarët e saj kanë thënë për Telegrafin se pritet që kjo shumë të tejkalojë shumë e operacionit të parë i cili kishte kushtuar rreth 40 mijë euro.

“Një prej trjanimeve është PET scanimi, i cili duhet të bëhet çdo tre muaj, ku vetëm një skanim prek shumën e 10 mijë eurove”, thanë familjarë të saj.

Fjolla do të trajtohet përsëri tek spitali i njëjtë në Antalya, ndërkaq për të gjitha ata që kanë mundësi mund të ndihmojnë në të dhënat më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë