Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Fillon takimi i kryeministrit me krerët e institucioneve shëndetësore
Fillon takimi i kryeministrit me krerët e institucioneve shëndetësore

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka filluar të mbajë takimin me krerët e institucioneve shëndetësore të vendit ku pritet të diskutohet për situatën e tanishme me Covid-19 në vend.

Mediat janë ftuar të marrin vetëm pamje kur të hyjnë pjesëmarrësit dhe më pas për ato çfarë është vendosur do të dalin të flasin në konferencë.

Pas këtij takimi do të  jepen detaje lidhje me vdekjet e fundit.

Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë