Ditën e sotme raportohet se një foshnjë rreth një muajsh e gjysmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Shqipëri.
Dyshohet se fëmija eshte infektuar nga e ëma, nderkohë që përgjigja e tamponit ka dalë pozitive.
Ky është rasti i parë në Shqipëri që kemi një foshnjë të shtruar në spital për shkak të koronavirusit.
Sipas kanaleve informative foshnja ndodhet tek pavioni Covid në Pediatri. Derisa gjendja e tij të stabilizohet dhe t’i bjerë temperatura ai do të qëndrojë aty.