Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Zyra e BE-së dorëzon donacion për COVID-19 në IKSHPK

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot është takuar me Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ishim në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit për COVID-19 në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik/ IKSHPK.
Zyra e BE-së na dorëzoi donacionin me 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore për luftimin e COVID-19 në Kosovë. Dërgesa përfshiu edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Ne në vazhdimësi jemi duke i koordinuar aktivitetet me donatorë të ndryshëm. Jemi të interesuar që shpërndarja të mbërrijë në destinacionin e duhur.
Ky donacion nuk është i vetmi nga BE, është pjesë e kontingjentit që ka arritur më parë dhe që na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar Zemaj.

Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people
Image may contain: 3 people, people standing and suit

Youtube

Arkiva

Kategoritë