Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdesin dy persona të infektuar me koronavirus, shkon numri në 51

IKSHPK ka bërë të ditur se sonte numri i të vdekurve nga virusi Covid-19 ka shkuar në 51.

Gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë dy persona në QKUK, pasi deri tani ishin të raportuar 49 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit 2 personat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sonte janë shënuar 79 raste të reja me Covid-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 2.878 raste ndërsa 51 raste të vdekjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë