Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Shërohet Prof. Shefqet Lulaj, falënderon kolegët në Klinikën Infektive

Profesori i mjekësisë, Shefqet Lulaj, është shëruar nga koronavirusi.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj gjinekolog/obstetër, miq të nderuar. Ju njoftoj që pas një përballje jo të lehtë me virusin corona ngadhënjeva duke e mposhtur atë me sukses.
Suksesi erdhi me ndihmën e Zotit, personelit të Klinikës Infektive, Reparti B dhe familjes time e cila nuk u nda nga unë për asnjë çast.

Tani ndodhëm në shtëpinë time duke u rehabilituar pas sëmundjes, pasi që unë dhe familja ime që ishin me mua pas testimit kemi rezultuar me test negativ dhe nuk paraqesim rrezik për të tjerët.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata kolegë, miq, pacient që patën shqetësime për shëndetin tim.
Do të rrugtojmë tutje së bashku sepse kemi ende shumë punë për të bërë !
I juaj Prof. Shefqet Lulaj
Prishtinë më, 29.06.2020″, ka shkruar Lulaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë