Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes një punëtor i Postës së Kosovës, ishte i infektuar me koronavirus

Një punëtor i Postës së Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ndjeri, Xhemë Cakaj, ishte punëtor në regjionin e Prizrenit.

” Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi.

Ne keto momente te pikellimit, Sindikata e Punetorve te Postes se Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Cakaj, miqve e kolegve te tij, dhe te gjithe punetorve te Postes.

Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetem për familjen, por edhe per Posten e Kosoves.

Puna dhe angazhimi i tij ne Poste mbesin shembull per te gjithe ne.

Kujtimi per bacen Xheme do te jetoje perhere!

Me respekt
SH.S.P-PK-së”, shkruhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë