Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Presioni i lartë i gjakut në moshë të re, rritë rrezikun për sëmundje të trurit

Personat në të tridhjetat e tyre, duhet të kujdesen për presionin e gjakut në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e trurit.

Hulumtuesit e këtij studimi që është publikuar në Lancet Neurology, kanë thënë që mund të kenë gjetur ‘mënyrën’ se si të mbrohet shëndeti i trurit.

Ekspertët kanë thënë që presioni i lartë i gjakut në këtë periudhë pra në të tridhjetat e në të katërdhjetat, shkakton dëm të madh në tru.

Kjo nuk është hera e parë që presioni i gjakut në këtë moshë, është lidhur me tkurrjen e trurit.

“Tensioni i lartë i gjakut në të 30-at, mund të jetë paralajmërim për shëndetin e trurit në vitet e ardhshme. Duhet të bëhet monitorimi në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e mëvonshme”, është shprehur neurologu dhe udhëheqësi i këtij studimi, Jonathan Schott.

Kurse profesiori i Universitetit të Oxford-it, Paul Leeson, ka thënë se ka qenë e ditur që tensioni i lartë shkakton ndryshim të strukturës së trurit në të ardhmen.

“Cfarë doktorët kanë qenë duke debatuar është për mundësinë që kanë këta persona që iu paraqitet tensioni i lartë në moshën 30 vjecare, për t’i parndaluar ndyrshimet në tru”. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë