Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Raka: Virusi është ende këndej pari, të jemi të kujdesshëm

Mikrobiologu, Lul Raka, përmes një statusi në Facebook ka bërë sërish thirrje që të mbahet distanca.

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Jemi në muajin e tretë të përballjes me COVID-19. Rezultatet e deritashme të menaxhimit të suksesshëm të kësaj pandemie kanë qenë kryekëput fryt i vetëdijesimit dhe përgjigjes suaj ndaj këshillave të MSH, IKSHPK dhe profesionistëve shëndetësorë.

Rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave është e pritshme. Numri i rasteve do të jetë në korrelacion me zbatimin e masave parandaluese nga secili qytetar i Kosovës. Virusi është ende këndej pari dhe do të shfrytëzojë çdo pakujdesi tonën.

Këshillat i dijmë tashmë të gjithë, por ato janë për t’u zbatuar në praktikë:

1. Mbani distancën fizike gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!

2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë (autobus, qendra tregtare, vende të mbipopulluara me njerëz), vendosni maskat ose mburojat e fytyrës!

3. Shmangni qëndrimin në brendi të lokaleve që janë përplot me njerëz. Mundësisht, qëndroni në terasa të këtyre lokaleve!

4. Vazhdoni me higjienën e duarve!

A mund të mbyllemi prapë nëse rritet numri i rasteve?

Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave.

Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opcion real.

Gjithçka varet nga JU!

Nëse i respektoni masat parandaluese mund ta mbajmë virusin nën kontrollë!

Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Raka në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë