Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është vendi që ka hapur hotelet pas izolimit

Greqia ka hapur hotelet e saj për turistët, në lëvizjen më të fundit që ka si qëllim zbutjen e kufizimeve mbi sektorin jetësor të turizmit në vend. 

Nga 15 qershori do të rifillojnë edhe fluturimet në aeroportet e Athinës dhe Selanikut, me të tjerë aeroporte rajonalë dhe ata në ishuj që do të rihapen në 1 korrik. 

“Unë besoj se industria e hotelit është përgatitur edhe pse në minutën e fundit për tiu përgjigjur masave strikte të kujdesit shëndetësor dhe kërkesave të vizitorëve”.

20 për qind e produktit të brendshëm bruto në Greqi, vjen nga sektori i turizmit, që po ashtu punëson një numër të madh njerëzish. Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar, Greqia është vizituar nga 23 milionë turistë që shpenzuan në vend rreth 19 miliardë euro. Por, pandemia, për pak sa nuk e asfiksoi tërësisht sektorin e turizmit në Greqi dhe vende të tjera dhe autoritetet nxituan ta shpëtonin atë.

“Ka disa rezervime në sistem, sigurisht që nuk flitet për shifrat me të cilat ne jemi mësuar zakonisht në qershor, të paktën këto tetë vitet e fundit. Sidoqoftë, turizmi duhet të funksionojë dhe do të funksionojë. Është një bast që ne hotelet duhet ta fitojmë”.

Zakonisht, sektori i turizmit në Greqi i var shpresat tek turistët e huaj që në numra të mëdhenj vizitojnë vendin çdo vit, duke ardhur nga Britania e Madhe, gjermania etj. Por, duke e ditur se turistët nga jashtë do të vonojnë, ose do të jenë të paktë në numër për shkak të frikës nga koronavirusi, fillimisht pritshmëritë janë drejtuar nga vizitorët vendas.

Youtube

Arkiva

Kategoritë