Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ahmeti uron fëmijët për ditën e tyre

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka uruar të gjithë fëmijët për ditën e tyre.

Për më të dashurit e Prishtinës, fëmijët tanë, sot është ditë e veçantë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Situata me #covid19 e ka kufizuar edhe organizimin e aktiviteteve për 1 Qershorin, ashtu si e bëjmë çdo vit, por edhe e ka rënduar gjendjen e fëmijëve në përgjithësi.

Prandaj, sot dhe çdo ditë tjetër do të punojmë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenie, barazi e gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët, pa dallim!

Urime Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe urojmë që buzëqeshja të mos mungojë në fytyrën e asnjë fëmiu!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë