Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëria pranon dy milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

Ka shkuar në 2 milionë dollarë ndihma financiare që SHBA ka dhënë për Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19.

“Më shumë se 2 milion dollarë po ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri dhe më shumë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim në Facebook.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë për shëndetësinë.

“SHBA do të qëndrojë përkrah miqve dhe do udhëheqë luftën ndaj kërcënimeve globale”, shkruan Kim./T.CH

Youtube

Arkiva

Kategoritë