Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë për kosovarët në Zvicër: Pushimet verore në vendlindje të mundshme

Lajm i mirë për kosovarët që jetojnë në Zvicër: Pushimet verore në vendlindje janë të mundshme, si me makinë ashtu edhe me aeroplan.

Kështu së paku citohet të ketë thënë për mediat zvicerane, zëvendës ambasadori kosovar në Zvicër, sipas të cilit pritet që nga qershori pritet të lehtësohen kufizimet e hyrjes, përcjell tg. Siç thuhet më tej, operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor.

Turistët gjithashtu mund të kthehen në vend, ka thënë më tej Islam Spahiu.

Chair Airlines, i quajtur dikur Germania, fluturon nga Cyrihu dhe Bazeli në kryeqytetin kosovar të Prishtinës. Sipas faqes së internetit të kompanisë, ajo do të rifillojë operimet e fluturimit në kohë për verën.

Mediat zvicerane sjellin në pah edhe faktin se kërkesa për karantinë për hyrjen në Kosovë tashmë janë relaksuar.

“Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë vetëm duhet të karantinohen zyrtarisht për një javë në vend të dy”, ka thënë më tej Spahiu.

Ai premton se masa do të eliminohet plotësisht në qershor.

Sidoqoftë, shumë kosovarëve nga Kosova u pëlqen të shkojnë në vendlindje me makinë dhe kjo pritet të funksionojë gjithashtu nga qershori.

Në këtë drejtim, mediat zvicerane citojnë Spahiun të ketë thënë se: “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtohet përsëri me makinë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë