Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetizolohet Albin Kurti – pati konakt me një person me koronavirus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është vetizoluar pasi ka pasur kontakt me një zyrtar të prekur me COVID-19.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin”.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”.

“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë” ka shkruar Kurti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë