Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
“Kur do të bëni fëmijë?”; pyetja më e tmerrshme që mund t’i bëni një çifti

Rreth 50 milion njerëz në të gjithë globin kanë probleme me shtatzëninë dhe luftojnë për të pasur një fëmijë.

Të pyesësh një çift kur ata kanë ndërmend të bëjnë fëmijë nuk tregon vetëm që je një person i pandjeshëm, por është edhe një ndërhyrje në privatësinë e tyre.

Nëse ju keni bërë fëmijë 25 vjeç nuk do të thotë që dhe të tjerët duhet ta bëjnë njësoj.

Një nga mitet më të zakonshme që lidhen me shtatzëninë është se gratë mbi 35 vjeç nuk mund të mbesin shtatzënë. Dhe, nëse ata me fat e bëjnë, bebja e tyre nuk do të jetë e shëndetshme.

Në realitet, për sa kohë që një grua ka vezë, ajo mund të mbetet shtatzënë, dhe foshnja e saj do të jetë mirë. Edhe kur e keni fëmijën në moshë të vogël, ekzistojnë rreziqe.

Pas të 30-ve, rreziqet rriten me vetëm 5%.

Koha më e mirë për të lindur një fëmijë është kur të jeni gati për të, jo kur shoqëria pret që ta bëni.

Ka shumë arsye pse një çift nuk po bën një fëmijë për momentin: Sigurisht, infertiliteti luan një rol kryesor, por ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh përpara se të lindni një fëmijë.

Gjendja financiare e çiftit, forca e lidhjes së tyre, shëndeti i tyre, qëllimet e karrierës, etj. Kur keni në mendjen për të pasur një fëmijë dhe keni kohën që të kujdeseni siç duhet, ky është momenti i duhur për ta patur atë.

Disa persona thjesht nuk duan fëmijë dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë vendim: Ashtu si të kesh një fëmijë është normale, të mos kesh fëmijë gjithashtu duhet të bëjë pjesë në normalitet. Të pyesësh çifte që nuk duan fëmijë përsëri dhe pse nuk duan fëmijë ose duke i thënë “ju do të pendoheni më vonë në jetë” është gabim. Kuptoni që ashtu si ju keni mendimet tuaja dhe të tjerët kanë të drejtën të mendojnë ndryshe nga ju!

Youtube

Arkiva

Kategoritë