Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur mund të hapen shkollat? Flet shefja e OBSH-së në Kosovë

Qysh nga 11 marsi, kur edhe u mor vendimi nga Qeveria e Kosovës, për mbylljen e tyre, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, shkollat në Kosovë po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Por, hapja e tyre ka mundësi që të mos ndodh fare këtë vit shkollor.

Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithëkëtë, nga OBSH-ja po paralajmërojnë për rrezikun e hapjes së shkollave.

Shefja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli për gazetën express ka deklaruar se shkollat në vend nuk i kanë kushtet e duhura për të mbajtur mësim në këto kohë.

“Sa i përket kthimit të shkollave, për shkak të numrit të madh, ndoshta duhet me shty edhe për disa kohë kthimin. Shtetet të cilat i knaë hapur shkollat nuk kanë më tepër se 10 fëmijë në klasa, e ne në Kosovë i kemi deri në 40 fëmijë në klasa.  Ne mund të këshillojmë Ministrinë e Arsimit dhe Institucionet e tjera e mandej të marrim hapa të përbashkët”, ka deklaruar ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë