Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë aknet hormonale dhe si trajtohen ato?

Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi

Është shumë e rëndësishme të kuptohet diferenca në mes të akneve hormonale dhe puçrrave të rëndomta.

Aknet hormonale janë të lidhura me prodhimin e disa hormoneve në organizëm.

Hormonet që e shkaktojnë këtë tip të akneve janë zakonisht estrogjeni dhe progesteroni, të cilat mund të destbilizohen gjatë ciklit menstrual tek femrat.

Prodhimi i tepruar i këtyre hormoneve shkakton një prodhim të tepërt të vajit në pore të lëkurës dhe kështu fillojnë të krijohen aknet hormonale.

Disa nga shenjat që tregojnë se ju keni akne hormonale dhe jo puçrra të rëndomta janë:

Nuk jeni më adoleshent

Aknet hormonale janë një lloj I akneve që shfaqen zakonisht pas moshës 20-vjeçare.

Aknet shfaqen rreth nofullës dhe mjekrës

Një nga regjionet që aknet hormonale kanë tendëncë trë shfaqen janë në nofull dhe mjekër.

Jeni shumë të stresuar?

Aknet ju shfaqen një here në muaj. Aknet janë në formë të cistave të vogla

Disa nga mënyrat se si t’i largoni këto akne janë duke përdorur një larës të duhur të fytyrës, acid salicilik, probiotikë dhe të konsultoheni me dermatologun./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë