Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Qendra e Studentëve ka pranuar mbi 1 mijë persona gjatë 35 ditëve të karantinës

Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka shkruar në Facebook që në ditën e 35-të të karantinës, mbi 1000 persona janë të vendosur në Qendrën e Studentëve.

”Sot nga Karantina në Qendrën e Studentëve.
Dita e 35 e Karantinës,
Mbi 1000 persona deri tash janë vendosur nê Karantinë.
Deri me tani janë testuar dhe liruar 650 persona.

Vetëm 7 kanë qenë poztive për COVID19.

Tani janë 338 veta në Karantinë.

Po pregaditemi edhe për grupet tjera që do të kthehen në Kosovë.

Falenderim të gjithë atyre që kanë kontribuar e veqanarishtë stafit të Qendrës së Studentëve, Stafit mjeksësor të IKSHP dhe miekësisë familjare të Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Drenasit, stafit të Qendrës Operative Emrgjente të MSH, Policisë së Kosovës, FSK dhe vullnetarëve!”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë