Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla nga psikologia klinike – Si të përballohet më lehtë qëndrimi në karantinë?!

Shkruan: Shqipe Vitia, psikologe klinike

Të gjithë sot jemi pjesë e këtyre problemeve që po ndodhin në të gjithë botën po ashtu dhe në vendin tonë.

Sikurse e gjitha vendet e prekura me këtë pandemi ku secili vend e përjeton ndryshe nga tjetri, ashtu edhe ne njerëzit e përjetojmë ndryshe nga njëri tjetri, por në fakt askush nuk po e përjeton knaqshëm këtë gjendje.

E gjithë kjo po ndodh për një arsye të vetme COVID -19.

Kur flitet për karantinim apo izolim të qyteteve, kjo vërtetë tingëllon shqetësuese. Kjo nënkupton se dukshëm është rritur shkalla e rrezikshmërisë, dhe dukshëm është rritur numri i të infektuarve dhe vdekja e personave  nga COVID-19, andaj krahas rritjes së rrezikshmërisë së përhapjes, dhe kohëzgjatjes së karantinimit, rriten edhe shqetësimet në aspektin psikologjikë tek shumica popullatës dhe sidomos për personat që kanë aktualisht probleme me shëndetin mendor, ku problemet dhe shqetësimet e tyre do të rriten dukshëm.

Sigurisht, çdo vendim që dërgon në detyrim apo kufizim nuk është e pranuar nga njeriu, përveç shqetësimeve dhe pakënaqësive të lehta shpirtërore, ajo përcillet edhe me ndryshime më të rënda psikologjike, sidomos nga aspekti emocional. Izolimi i shumicës së qyteteve në vendin tonë mund te jap  popullit një shkallë të lartë me probleme psikologjike, si dëshpërim, gjendje depresive , pa gjumësi, çrregullim me ushqimin, frustrim, pesimizëm, pa siguri, stres të shtuar, ankth, etj.

Duke u bazuar në të gjitha këto më lartë, do të doja të ju  lus dhe sugjeroj qytetarët që të ruajnë qetësinë, shëndetin mendor, ti flasin mendjes të mundohen të përballojnë këtë gjendje sikur ne jemi mbyllur për një arsye të vetme, shëndeti. Të shpresojmë dhe të punojmë në ato mundësi dhe kushte që kemi, ta marrim më të mirën nga vetja.

– Bazuar në të gjendjen e kësaj situate rekomandohet që njerëzit në kohën e karatinimit të lexojnë më shumë libra dhe romane.

– Të reflektojnë dhe të mësohen me ndryshime të papritura  të dinamikës jetësore dhe rrethanave të jetuarit.

– T’i largojnë mendimet negative që i kanë akumuluar në mendje dhe t’i shndërrojnë ato në mendime pozitive  dhe motivuese, ta shpërqendrojnë vëmendjen në diçka shpresëdhënëse.

– Të merren në konsideratë të lartë ,rekomandimet e profesionistëve të shëndetit mendor dhe fizik në funksion të ruajtjes nga pandemia.

– Një pjesë të kohës t’i kushtohet familjes e posaçërisht atyre që kanë fëmijë, duke i angazhuar ata në aktivitete psiko-edukative, në lojëra atraktive që e tërheqin vëmendjen nga frika dhe pashpresa.

– Në mendimet tona në familjet tona të mbizotërojë qetësia, vigjilenca e shtuar dhe këshillimi i ndërsjellët në mes nesh.

– Ti shmangemi informacioneve që mos të të qëndrojmë  në vazhdimsi para TV-së apo duke shfletuar lajme nëpër portale të ndryshme apo në rrjete sociale.

– Mundësisht t’i shmangemi lajmeve me përbërje statistikat e vdekjeve sidomos të mos ekspozohen ato para fëmijëve dhe para familjarëve më sëmundje kronike dhe pleqve.

– Ata që kanë fëmijë të shtëpi të përpiqen që mos t’ua dramatizojnë situatën atyre më përmasat e pandemisë por ta paraqesin situatën si masë e kujdesit të shtuar dhe të detyruar.

– Ti bëjmë vetës një orar me të cilin do ta mbushim ditën.

– Të bëjmë pak ushtrime fizike dhe ta qetësojmë trupin dhe mendjen.

– Te bëjmë ushtrimin me frymarrje të thellë, duke u ulur në një karrige të rehatshme mbyllim sytë dhe imagjinojmë një gjë të bukur, fillojmë të marrim frymë të thellë me gojë dhe lëshojmë ngadalë-ngadalë me hundë, redaktojmë trupin dhe mendjen. E aplikojmë çdo ditë mundësisht në kohë të njëjtë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë