Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtrëngimi i dhëmbëve – Bruxismi

Shkruan: Dr. Uran Halimi

Shtrëngimi i dhëmbëve apo bruksizmi siç njihet shkencërisht është një dukuri mjafte e shprehur në mesin tonë. Kjo shfaqet kryesisht gjatë natës kur në mënyrë të pavullnetshme shtrëngohen dhëmbët, kjo mendohet se vjen nga shkaktarët psikologjik dhe fiziologjik, ndër to: stresi, frika, ankthi, zemërimet, etj. Po ashtu mendohet se është gjenetike e cila mund të trashëgohet.

Nëse ndjeni se i shtrëngoni dhëmbët gjatë natës, keni mpirje të nofullave në mëngjes, tendosje të muskujve të fytyrës, keni ndryshime në strukturën e dhëmbit. Prandaj është e domosdoshme që personat që e kanë të shprehur këtë dukuri të konsultohen me dentistin.

Përveç që dëmtohen dhëmbët, dëmtohet edhe aparati mbështetës i dhëmbit që janë kocka, rrënja e dhëmbit, gingiva apo mishrat e dhëmbëve dhe fijet parodontale. Me dëmtimet e aparatit mbështetës mund të vjen deri të luhatja e dhëmbëve.Po ashtu bruksizmi ndikon edhe në lodhjen e nyjës temporomandibullare (nyjës së nofullës) dhe bënë që këtë lodhje ta ndjej edhe gjatë ditës.

Trajtimi i dukurisë së shtrëngimit apo kërcitjes së dhëmbëve bëhet në ordinanca stomatologjike duke u kërkuar thelbi i problemit. Në të tilla raste, dentisti përgatit plastika individuale mbrojtëse (splinta) të cilat mbahen gjatë natës me qëllim të bëhet mbrojta e dhëmbëve dhe u rekomandohet teknika të menaxhimit të stresit./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë