Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Si u shërua nga koronavirusi pacienti me kancer në mushkëri

Mjeku Renato Osmenaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se koronavirusi ka fuqi shkatërruese, sidomos për mushkëritë.

“Ajo cka unë jam krenar ta them pa ngurrimin më të vogël, realisht që nga cdo cep i Shqipërisë është bërë një punë kolosale. Ishte hera e parë që ndesheshim me këtë fatkeqësi. Kemi shërbyar njerëz pa asnjë lloj seleksioni, pavarësisht moshës apo sëmundjes që kishte apo infektimit. Ne si imazheri besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur, me anë të testimit me skaner të mushkërive.

Klasifikimi të ndan në katër stade, ku stadi zero kemi quajtur të sëmurët me tampon pozitivë, stadi i dytë kemi quajtur prekjen nga dita e dytë apo e tretë. Stadi tre kemi quajtur kur është prekur mushkëria më shumë se një e dyta. Stadi i tretë pra kanë mushkërite të prekura shumë. Të gjithë të sëmurët që shkojnë në spital, kryejnë ekzaminim të mushkërive”, tha Osmenaj.

Renato Osmënaj ka treguar sesi kanë shëruar nga koronavirusi një pacient me kancer në mushkëri, ndërsa tha se beson se Covid-199 ka hyrë në Shqipëri në fund të shkurtit.

“Kemi shëruar edhe persona që kishin koronavirus dhe bashkë me të edhe kancer në mushkëri. Ky është rasti i tretë i kancerit të mushkërive që kemi shëruar nga Covid-19. Në botën perëndimore, janë zgjedhur të sëmurët që do të hospitalizohen. Nuk janë shëruar nga Zoti, por nga doktorët. I kanë shëruar doktorët, me ndihmën e Zotit. Unë besoj se Covif-19 në Shqipëri ka hyrë në fund të shkurtit. Mua më është raportuar se ka pasur vdekje në spitale private më 25 shkurt, e mjekët nuk e kanë kuptuar nga se ka ndërruar jetë.

Gjendja tani është shumë më e mirë. Jemi ambjentuar me virusin. Në Shqipëri ka grupe popullatash që nuk preken nga koronavirusi. Shqiptarët janë njerëz me imunitet. Ky virus ngjan me tumoret. Duhen marrë masa dhe e dyta është diagnostikimi sa më i hershëm. Virusi nuk vret, nëse qëndrojmë gjallë e jo të fjetur”, u shpreh Osmënaj.

Në lidhje me ata të afërm që janë karantinizuar për shkak të Covid-19, Osmënaj u shpreh se duhet patjetër të mbajnë distancë, pasi mund të ketë deri tragjedi familjare.

“I sëmuri duhet ushqyer mirë, duke i dhënë lëngje, duke e mbështetur vazhdimisht. Ky person do të jetë në spital më mirë se dikush që nuk është mbajtur mirë. Mirëmbajtje dhe mjekim i mirë dhe shpëtohet jetë. Në rast se nga një familje dalin disa me Covid-19, atëherë duhet të mbajnë distancë nga njëri tjetri, që të mos kemi tragjedi familjare. Të rrinë të ndarë, sepse janë potenciale për të sëmurë njëri-tjetrin në shkallë të rëndë”, vlerësoi Osmënaj.

Sa i takon gjendjes së mjekut Xhaxho, ai tha se beson se shumë shpejt do të shërohet.

“Xhaxho besoj për dy ditë do të rezultojë i shëruar edhe me tampon, sepse klinikisht është i shëruar. Kur të shërohet edhe zyrtarisht, do të shkojë në shtëpi”, përmbylli mjeku Osmënaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë