Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Doktoresha kosovare për stafin mjekësor: Ndoshta nuk jemi të gjithë heronj, por të guximshëm po!

Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi

Ndoshta nuk jemi te gjithë heronj, por jemi të guximshëm po! I gjithë stafi mjeksor ne vendin tonë ne gjendje gatishmerie gjithmonë ne secilen njesi repart e qkmf ku met vertet nuk e dijm se ne çdo cep të saj ekziston frika se mund të marrësh virusin që po “gllabëron” jetë njerëzish. Mjekët, infermierët, stafi përgjegjës për analizat, pastruesit, kuzhinierët janë çdo ditë aty, duke punuar me orë shtesë, mes plagëve, krizës nervore stresit rrezikshmeris dhe frikës se kur të shkojnë në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre.Jemi me plagë në lëkurën e fytyrës për shkak se maska duhet shtrënguar shumë fortë dhe i mbajmë me orë të tëra. Pasi të mbarojë dita, ne “zhvishemi” nga veshjet mbrojtse Së pari dezinfektojmë dorezat, pastaj heqim mjetet mbrojtse, Për shumë nga ne mjekë, nga frika se mund të infektojmë familjet tona zgjedhim që në fund të një dite sfilitëse të mos qëndrojmë të pushojmë të qetë me familje por nje distancim nga ta qoftë edhe ne dhomë duke qendruar vet. Koronavirusi është treguar i pamëshirshëm edhe ne vendin tonë ka shumë staf mjeksor doktor e infermier te prekur me armikun e padukshem Virusin Corona,andaj kolegë te respektuar dhe te nderuar shërim te shpejtë dhe kthim ne vendin e juaj te punes,sot ju neser un masneser tjetri por HERONJTË jane te domosdoshëm ne kete betejë mas sherimit

Sinqerisht dhe lutemi per ju./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë