Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy raste me Covid-19 në Lipjan, kryetari apelon tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i përcjellin masat preventive të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ahmeti ka thënë se në komuna që ai udhëheqë gjithçka është nën kontroll, falë bashkëpunimit të komunës me Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan po marrin masat e reja preventive dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, dhe se çdo gjë është nën kontroll”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i Lipjanit tha se tani nga kjo komunë vetëm një nga dy rastet sa janë konfirmuar është aktiv, pasi që njëri prej tyre është shëruar.

Madje, Ahmeti tha se rasti aktiv me koronavirur që vjen nga fshati Krojmir i Lipjanit, nuk ka pasur kontakte me banorët e këtij fshati, pasi kishte ardhur nga jashtë dhe ishte karantinuar në konvikt.

“Ne në Lipjan deri më tani kemi vetëm dy raste, atë në Janjevë tashmë të liruar nga karantina dhe rasti nga Krojmiri që fatmirësisht ishte karantinuar me kohë. Personi i infektuar nga fshati Krojmir ka ardhur nga jashtë, dhe pas qëndrimit të tij në karantinë (tek qendra studentëve), ka rezultuar të jetë pozitiv, kështu dhe është shmangur kontaktit me banorët e fshatit Krojmir. I dëshiroj shërim të shpejt rastit nga Krojmiri dhe gjithë të prekurve”, ka shkruar i pari i Lipjanit.

Kujtojmë që deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 283 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 58 janë shëruar dhe 7 të tjerë kanë ndërruar jetë./ Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë