Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Izolimi nuk mjafton, zbatoni këta 6 hapa për tu mbrojtur nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se masat kufizuese të izolimit nuk do të mjaftojnë për zhdukjen e Covid-19.  Shtetet që kanë izoluar popullsitë e tyre për të frenuar përhapjen e pandemisë, duhet të shfrytëzojnë kohën e fituar për të sulmuar virusin.

“T’u kërkosh qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, e të ndalosh lëvizjen e popullsisë, do të thotë të blesh kohë e të reduktosh trysninë ndaj sistemit shëndetësor. Por këto masa nuk mjaftojnë për të shuar pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH këshillon këto 6 hapa, që duhen zbatuar për të sulmuar koronavirusin:

  1. Zgjeroni, trajnoni dhe përgatisni burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik në shërbim të situatës së re të krijuar.
  2. Zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel komuniteti.
  3. Rrisni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit.
  4. Identifikoni, përshtasni dhe pajisni objektet, që do të përdorni për të trajtuar dhe për të izoluar pacientët.
  5. Zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet.
  6. Përqendroni të gjitha burimet qeveritare për frenimin dhe kontrollimin e COVID-19

Youtube

Arkiva

Kategoritë